Sport

Pas firmave të Maldinit dhe Massaras, Milan projekton katër lojtarë në treg...

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’ këta lojtarë do të duhet të shtohen në skuadrën e Stefano Piolit, duke mos përmendur ardhjen e afërt të Origit.

24 Qershor 2022, 14:22 Nga DOSJA
Pas firmave të Maldinit dhe Massaras, Milan projekton katër
Mbrojtësi holandez Sven Botman i Lille

ITALI - Pasi të jenë zgjidhur dhe firmosur kontratat e Maldinit dhe Massarës, kuqezinjtë e Milanit do të jetë në gjendje të nisin zyrtarisht tregun e tyre të transferimeve. Dhe për ‘Gazzetta dello Sport’ të paktën 4 lojtarë do të duhet të shtohen në skuadrën e Stefano Piolit, për të mos përmendur ardhjen e afërt të Origit. 

Rolet e kërkuara nga kuqezinjtë janë një qendërmbrojtës, një mesfushor, një anësor dhe një ‘playmaker’. Për mbrojtjen, emri i parë është ende ai i Botman i Lille, por përballja me Newcastle vazhdon. Gara për Renato Sanches mund të ishte komplikuar, duke pasur parasysh futjen e fortë të PSG-së.

Ndërsa për Charles De Ketelaere ka një interes të fortë, por edhe një vlerësim veçanërisht të lartë. Mbyllja do të ishte me Noa Lang të Brugges: lojtari tashmë ia ka dhënë preferencën Milanit dhe është i gatshëm të presë, për sa kohë që marrëveshja do të përfundojë në këtë seancë transferimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll