Sport

Schreuder prezantohet te Ajax, nis punën për të frenuar eksodin te ‘Harkëtarët’

Trajneri i ri i skuadrës së njohur të Amsterdamit, dëshiron të llogarisë Anthony dhe Timber për sezonin e ardhshëm

24 Qershor 2022, 16:22 Nga DOSJA
Schreuder prezantohet te Ajax, nis punën për të frenuar eksodin
Alfred Schreuder, trajneri i ri i Ajax

HOLANDE - Alfred Schreuder tashmë sundon te Ajax. Trajneri holandez u prezantua këtë javë nga klubi i 'Harkëtarëve' dhe është i vendosur të parandalojë shpërbërjen e ekipit të tij.

Gravenberch dhe Mazraoui tashmë janë larguar, të dy për te Bayern dhe Haller është një hap larg transferimit te Borussia Dortmund. Përveç kësaj, disa lojtarë të saj janë në axhendën e klubeve më të fuqishme në Premier League. I tillë është edhe rasti i Antony dhe Jurrien Timber, të dy të kërkuar nga Manchester United dhe  Arsenal. Megjithatë, në një intervistë në ‘ESPN’ trajneri i ri Schreuder ua mbylli derën pretendentëve.

"Ne duam ta mbajmë Antony te Ajax. Ne duam që ai të vazhdojë. Unë dua të punoj me të dhe klubi e di këtë,"- tha ai për anësorin brazilian, një mesazh i ngjashëm me atë që rrëshqiti kur u pyet nga Timber. "Kam folur me Jurrien dhe mendoj se edhe ai do të qëndrojë te Ajax. Ai është një djalë i zgjuar dhe e di se çfarë është më e mira për të. Ne mendojmë se ai nuk ka përfunduar ende te Ajax."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll