Sport

Inter, Skriniar i thotë po milionave të PSG, tani nis oferta përfundimtare për zikaltrit

Ishte e vështirë të bindësh Milan Skriniar të largohej nga Inter, por siç zbulon Gazzetta dello Sport, propozimi nga PSG më në fund ka tunduar lojtarin.

24 Qershor 2022, 12:33 Nga DOSJA

Inter, Skriniar i thotë po milionave të PSG, tani nis oferta

ITALI- Ishte e vështirë të bindësh Milan Skriniar të largohej nga Inter, por siç zbulon Gazzetta dello Sport, propozimi nga PSG më në fund ka tunduar lojtarin. Në Francë, mbrojtësi sllovak do të përfitojë 7.7 milionë në sezon (dyfishin e asaj që përfiton te Inter), dhe ardhja e drejtorit të ri sportive Campos duket se ka hapur një cikël të ri.

Mësohet se mbrojtësi i ka thënë po klubit francez. Tani mungon vetëm marrëveshja me Interin. PSG është ndalur te oferta 60 milionë, ndërkohë që Inter nuk zbret nën 80 milionë. Ndoshta gjithçka do të mbyllet me 70 milionë plus bonuset.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

skriniar psg

Sondazh

Poll