Sport

Përcaktohen detajet, Pogba te Juventusi. Diskutohet edhe për De Ligt dhe Kean

Gjithçka do të mbyllet në korrik, me mesfushorin francez, që do të mbyllë marrëveshjen për katër sezonet e ardhshëm dhe për të nisur stërvitjen nën urdhrat e Allegrit.

24 Qershor 2022, 07:09 Nga DOSJA
Përcaktohen detajet, Pogba te Juventusi. Diskutohet edhe për De Ligt

ITALI - Te Juventus gjithçka është gati për rikthimin e madh të Paul Pogba. Ditën e djeshme u zhvillua takimi vendimtar me juristen Rafaela Pimenta, ajo që menaxhon interesat e francezit dhe në përgjithësi të lojtarëve të skuadrës së Raiolës. 

Një kontakt direkt për të depozituar çështjet më të fundit lidhur me pagën që mesfushori do të marrë në Torino, 8 milionë në sezon për 4 vitet e ardhshme. Gjithçka do të mbyllet në korrik, me Pogba që do të nisë stërvitjen nën urdhrat e Massimiliano Allegrit.

Takimi, megjithatë, shërbeu gjithashtu për të bërë një bilanc të dy lojtarëve të tjerë të asistuar: njëri është Matthijs de Ligt, me Juventusin që dëshiron të zgjasë kontratën e holandezit, duke ulur pjesën fikse të pagës aktuale nga 8 milionë plus bonuse. 

Lojtari për momentin është i mirë, ndërkohë që nga Premier League po merren gjithnjë e më shumë sondazhe dhe interesim për të. E fundit ishte mbyllja me Moise Kean: sulmuesi largohet nga Juventusi dhe negociatat me PSG-në janë në këmbë. Ndonëse orët e fundit ka mbërritur edhe një kërkesë nga Atletico Madrid.

Njoftimi i Pogbas për kalimin te Juventusi, duhet të arrijë në fillim të korrikut, kur francezi pritet në Torino për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën. Sidoqoftë, numërimi mbrapsht për kthimin e mesfushorit francez ka nisur gjashtë vite pas lamtumirës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll