Sport

Sot Leo Messin ka ditëlindjen, Antonela mahnit fansat e saj me këtë foto...

Argjentinasja, për t’i ururar ditëlindjen ka zgjedhur një foto të bukur të bashkëshortit me tre fëmijët e tij

24 Qershor 2022, 08:02 Nga DOSJA

Sot Leo Messin ka ditëlindjen, Antonela mahnit fansat e saj me

SPANJE - Leo Messi mbush 35 vjeç këtë të premte. Dhe ai e bën atë në mënyrën më të mirë: duke shijuar Ishujt Balearik me Antonelën dhe fëmijët e saj, si dhe me Cesc Fàbregas dhe familjen e tij. Duke kaluar disa ditë ëndrrash në Ibiza, gruaja e tij ishte e para që e kujtoi atë për ditëlindjen… 

Nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, ku bashkëshortja e futbollistit ka as më shumë e as më pak se 19.5 milionë ndjekës, Antonela e ka uruar sulmuesin e PSG-së me disa imazhe që kanë bërë publikun të dashurohet me bukurinë e saj. 

"Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të të dua  më shumë është e pamundur!!!!",- thuhet në urimin e përmbledhur të bashkëshortes, i cili është plot ndjenja. 

Nga të gjitha imazhet e zgjedhura nga argjentinesja, njëra u pëlqye më shumë se të tjerat.  Ajo e botuar nga Antonela në të cilën shfaqet Leo Messi me tre fëmijët e tij, Thiago, Mateo dhe Ciro, ka bërë që i gjithë publiku i tij të bjerë në dashuri... 

Sot Leo Messin ka ditëlindjen, Antonela mahnit fansat e saj me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll