Sport

PSG përfiton 700 milionë euro, falë marrëveshjes me Leo Messin!...

Nasser al Khelaifi konfirmoi në MARCA se Leo ka qenë fitimprurës në sezonin e tij të parë: këto janë arsyet

24 Qershor 2022, 07:35 Nga DOSJA

PSG përfiton 700 milionë euro, falë marrëveshjes me Leo

FRANCE - Kur Leo Messi i telefonoi PSG-së, në zyrat e klubit francez në Avenida Émila Zola në Boulogne, kërkuan pak kohë, sepse duhej studiuar operacioni. PSG mori hapin dhe nënshkroi me Messin. Në Paris, u llogarit se ardhja e Leos do të sillte mjaft të ardhura nga të drejtat e imazhit, marketingu dhe funksionimi i stadiumit.

Dhe kështu ka ndodhur, siç ka pranuar presidenti Nasser al Khelaifi për ‘MARCA’.  PSG nuk ka gjeneruar kurrë kaq shumë të ardhura në një sezon. Viti i parë i Leos përkthehet në 700 milionë në këtë drejtim. Objektivi tani me rinovimin e Mbappé, i cili ndan të drejtat e imazhit me klubin, është përmirësimi i mëtejshëm i të ardhurave për të gjitha këto koncepte.

E vërteta është se ardhja e Leos te PSG solli dhjetë kontrata të reja sponsorizimi dhe siç komentoi edhe drejtori i kësaj zone të klubit, Marc Armstrong, përveç fuqisë tërheqëse, marrëveshjet ishin më të larta se pa Leon: “Ne kemi parë një rritje në të gjitha fushat dhe marrëveshjet nga 3 deri në 5 milionë, tani kanë shkuar midis 5 dhe 8 milionëve, kështu që ndikimi është i konsiderueshëm”.

PSG përfiton 700 milionë euro, falë marrëveshjes me Leo

Një fushë tjetër ku PSG është rritur në mënyrë eksponenciale me ardhjen e Messit është shitja e fanelave. Argjentinasi i lejoi klubit të arrinte xhiron e sezonit 20-21 në tregtimin në mes të sezonit (me 41 milionë euro). Më shumë se një milion fanella u shitën për herë të parë, 60% e të cilave me numrin 30 të ‘Pleshtit’. Në tre orët e para të shitjes, bluzat e Messit u shitën për një shumë prej 933.000 euro. Me ardhjen e Messit, klubi ka zhvendosur dyqanin e tij zyrtar në Champs-Élysées për të dyfishuar sipërfaqen e tij dhe për të rritur të ardhurat nga produktet e stilit të jetesës gjithashtu.

Një ndikim të madhd ka patur ardhja e Messit edhe në rrjetet sociale të klubit sapo u bë e ditur ardhja e tij. Ai fitoi 15 milionë ndjekës në të gjitha platformat e tij dhe theu shifrën e 150 milionë për herë të parë. “Ne fitojmë mesatarisht 1.4 milionë në javë dhe ishim klubi i parë që arritëm 10 dhe 20 milionë ndjekës në TikTok ose markën më të rëndësishme franceze në Instagram”, shton Armstrong. Në këtë rrjet social, PSG shkoi nga 38.5 milionë ndjekës në 60.9 që ka aktualisht. Domethënë gati dyfish që nga ardhja e argjentinasit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll