Sport

“FIFAgate”: Al-Khelaïfi i pafajshëm edhe në apel, dënohet Jérôme Valcke...

Këtë të premte, drejtësia zvicerane, si në shkallën e parë, shpalli të pafajshëm presidentin e PSG-së dhe beIN Media Group, Nasser al-Khelaïfi, pas gjyqit të tij të apelit lidhur me “FIFAgate” dhe të mbajtur në fillim të marsit.

24 Qershor 2022, 11:13 Nga DOSJA
“FIFAgate”: Al-Khelaïfi i pafajshëm edhe në apel,

ZVICER - Vendimi i Gjykatës së Apelit të gjykatës federale penale (TPF) të Bellinzonës ka rënë mëngjesin e kësaj të premteje. Dhe, si në shkallë të parë në vjeshtën e vitit 2020, u shpall pafajësia në favor të Nasser al-Khelaïfi, presidenti i PSG-së dhe beIN Media Group, në kuadër të "FIFAgate" për dhënien e të drejtave të TV.

Debatet u zhvilluan në fillim të marsit dhe ministria publike e konfederatës (MPC, prokuroria federale) kishte kërkuar 28 muaj burg kundër presidentit nga Katari, i ndjekur penalisht për "nxitje në menaxhim të rënduar të padrejtë". “Klienti ynë shpallet i pafajshëm për herë të dytë në këtë rast. Kjo është një tjetër fitore shumë e rëndësishme ndaj MPC-së, e marrë këtë herë para shkallës më të lartë të TPF-së”,- ka deklaruar Grégoire Mangeat, avokat zviceran i Al-Khelaïfi që nga viti 2017.

Nga ana e tij, francezi Jérôme Valcke, i bashkëpandehur në këtë rast dhe ish-sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, është dënuar me njëmbëdhjetë muaj burg me kusht dhe gjobë.  Ndaj tij prokuroria kishte kërkuar 35 muaj burg. Më në fund, greku Konstantinos Nteris, i pandehuri i tretë në këtë çështje të shumëfishtë, u dënua me dhjetë muaj burg me kusht.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll