Sport

Nënë e bir rrahin gjyqtarin e ri, ‘agresorët’ dënohen me burg me kusht

Nëna e e një futbollisti të ri U-17, që rrahu dhunshëm gjyqtarin e ri Théo Boucher në fund të marsit pranë Amiens, u dënua me tre muaj burg me kusht. Ndërsa djalit tjetër të saj, i është ndaluar hyrja në terrenet sportive për një vit.

24 Qershor 2022, 07:14 Nga DOSJA
Nënë e bir rrahin gjyqtarin e ri, ‘agresorët’

FRANCE - Nëna e një futbollisti të ri, që sulmuan dhe rrahën dhunshëm Théo Boucher, një arbitër të ri 18-vjeçar në fund të një ndeshjeje U-17, midis Salouël-Saleux dhe Albert (Hauts-de-France), u dënua nga gjykata të enjten në Amiens, me një dënim me burg tre-mujor me kusht. 

Ajo e kishte goditur me shuplakë gjyqtarin e ri, pasi ky i fundit kishte përjashtuar djalin e saj për fjalë fyese. Më pas, djali tjetër i saj 20-vjeçar e ka hedhur në tokë arbitrin dhe e ka shkelmuar. Ai u dënua me ndalim një ndalim për të hyrë në qendrat sportive për një vit. 

Sakaq, në fillim të majit, lojtari sulmues i kësaj familjeje ishte ndaluar të luante sërish futboll në një klub për 24 vjet nga Komisioni Disiplinor i Somme. Gjyqtari Théo Boucher do të kompensohet gjithashtu deri në 500 euro. Unioni Kombëtar i Arbitrarëve, i pranishëm në seancë, do të marrë gjithashtu 200 euro dëmshpërblim, por ka shpallur synimin e tij për të apeluar vendimin e dhënë nga gjykata, raporton ‘France Bleu Picardie’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll