Sport

I pakënaqur me merkaton e Man.United, Ronaldon e josh Bundesliga, Bayern e sheh si zëvendësuesin e Lewandowskit

Bayern Munich po mendon për Cristiano Ronaldon. Klubi gjerman, siç raporton AS, është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar (në fushë dhe nga ana mediatike), Lewandowskin, i cili është shumë pranë transferimit te Barcelona.

23 Qershor 2022, 22:00 Nga DOSJA

I pakënaqur me merkaton e Man.United, Ronaldon e josh Bundesliga, Bayern e

GJERMANI- Bayern Munich po mendon për Cristiano Ronaldon. Klubi gjerman, siç raporton AS, është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar (në fushë dhe nga ana mediatike), Lewandowskin, i cili është shumë pranë transferimit te Barcelona.

Emri i Ronaldos është ringjallur fuqishëm në orët e fundit. Sulmuesi portugez duket se ka ndërmend të largohet nga Manchester United. Sipas gazetës spanjolle, klubi ende nuk ka bërë një merkato cilësore, duke parë ardhjen e Haaland te City dhe Nunez te Liverpool, një situatë që e ka bindur Ronaldon nga United, i bindur se nuk do të arrijë dot të fitojë titullin kampion.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo

Sondazh

Poll