Politike

VD-Berisha: Nuk pranojmë kurrë aleanca bilaterale në rajon, janë të rrezikshme

Berisha deklaroi ditën e sotme se nuk do të pranojë asnjëherë në rajon krijimin e aleancave bilaterale

24 Qershor 2022, 11:25 Nga A.B
VD-Berisha: Nuk pranojmë kurrë aleanca bilaterale në rajon,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nuk do të pranojë asnjëherë në rajon krijimin e aleancave bilaterale. Sipas Berishës, krijimi i tyre do të sillte rrezikshmëri të madhe në rajon. 

'Tirana është shndërruar në Beogradin e vogël, Rama fliste për martesë, jemi gati e nusja s'po na vjen. Në disa vende të Ballkanit, disa rite ismaliste janë praktikuar nga individë të caktuar. Vuçiç nuk e ka për gjë që të ketë dy ose tre si Rama, në kuptimin politik. Të gjitha këto qëndrime të pashembullta janë një apel për të gjithë shqiptarë, të marrin në dorë fatin tonë. Sot ne kemi një njeri që nuk ka më interesa kombëtarë por interesat e serbo mallit Vuçiç. Nuk pranojmë kurrë aleancën bilaterale në rajon, se janë të rrezikshme. Le t'i japim me datën 7 korrik përgjigjen e merituar. Të dëshmojmë bashkarisht orientim e besnikërinë tonë. Të dëshmojmë se për shqiptarët anëtarësimi në BE është ëndrra më e bukur.'- tha Berisha. 

sali berisha sali berisha 24 qershor 2022

Sondazh

Poll