Politike

VD/ Përplasja Rama-Bullgari, Berisha: Turp, ordiner! Në emër të opozitës i kërkoj ndjesë popullit bullgar

Berisha tha se deklaratat e Ramës janë fyese për popullin e Bullgarisë, e në emër të opozitës kërkoi ndjesë. 

24 Qershor 2022, 11:21 Nga A.B
VD/ Përplasja Rama-Bullgari, Berisha: Turp, ordiner! Në emër
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u kërkoi falje ditën e sotme popullit bullgar për shkak të deklaratave të thanë nga kryeministri Edi Rama. Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Berisha tha se deklaratat e Ramës janë fyese për popullin e Bullgarisë, e në emër të opozitës kërkoi ndjesë. 

' Do e quaja një skandal të rëndë sulmin që i bëri një vendi mik, Bullgarisë. Dua t'i them shqiptarëve se në të paktën 32 vitet e fundit ky vend ka të rregjistruar në arkivat e saj me qindra vendime e akte miqësore me Shqiptarët. Turpi të mbulojë Ramën, që i jep një vendi mik në publik, turpin si një ordiner. Bullgaria është një vend mik, çdo kryeministër i vendit ka gjetur në atë vend vecse miq. Ai nuk meriton të përfaqësojë shqiptarët asnjë ditë më. Në emër të opozitës shqiptare i kërkoj ndjesë popullit shqiptar dhe qeverisë, e garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëve. '- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll