Politike

VD-'Rama bëri avokatin e Serbisë', Berisha: Nuk foli për Shqipërinë, në konferencë nuk u shfaq as Osmani

Berisha tha se Rama nuk përfaqësoi Shqipërinë në samitin e BE-së në Bruksel.

24 Qershor 2022, 11:14 Nga A.B
VD-'Rama bëri avokatin e Serbisë', Berisha: Nuk foli
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi ditën e sotme kryeministri Edi Rama bëri avokatin e Serbisë në samitin e BE në Bruksel. Gjatë konferencës me mediat, Berisha tha se Rama nuk përfaqësoi Shqipërinë në samit e se nuk bëri pjesë në konferencë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. 

'Asgjë nuk e lidhte kryeministrin e Shqipërisë në një konferencë me atë të Serbisë. Kjo dëshmon se ai e ka bërë zgjedhjen e tij. Brukseli nuk kishte takim trilateral të Ballkanit Perëndimor. Në konferencë shtypi ishte vetëm trojka e aleancës bilaterale. Aty nuk u shfaq as Vjosa Osmani as përfaqësuesi i Bosnjes. Në këtë format Rama faktoi se në cilën anë është i rrjeshtuar. Ky samit ishte një samit historik, sepse BE në kushte që ndonjëherë nuk mund të imagjinohesh u ftoi statusin kandidat 2 vendeve, Ukrainës e Moldavinë. Këtu nuk mbeteshin komente, vendi i Shqipërisë nuk mund të ishte nënjë vende tjetër përvec se në BE. Statusi Shqipërisë nuk iu dha se hokatari i shpifur që kalonte nga samiti në samit me 

Tani ka nxjerrë krye si një njeri që i kundërvihet projektit europian në Ballkan. Skandaloze, ishin deklaratat e Ramës, a e dëgjuat ju ta përmendte Shqipërinë ? Jo, u mor me avokatinë e Serbisë. 80% e serbëve e quajnë hero Putin. '- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll