Politike

"Kujdes me gjuhën", Rama i përgjigjet Bullgarisë me ultimatum: Hiqni veton ose më duroni mua

Kryeministri shton se edhe ai e ka shumë problem mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit në BE.

24 Qershor 2022, 10:57 Nga F.M
"Kujdes me gjuhën", Rama i përgjigjet Bullgarisë me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë që e kritikoi për gjuhën e përdorur në Samit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se është mjaft e drejtë që Bullgaria ta ketë problem faktin që ai u thotë se duhet të kenë turp që po marrin peng Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë.

Por, kryeministri shton se edhe ai e ka shumë problem mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit në BE. Ndaj, e mbyll me ultimatum dhe i kërkon Bullgarisë të heqë Veton ndaj Maqedonisë së Veriut ose të durojnë mënyrën se si ai flet.

"Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Me qetësi miq: Hiqni VETO-n ose më duroni mua!"- shkruan Rama.

Më herët, Ministria e Jashtme e Bullgarisë i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të përmirësojë mënyrën e të shprehurit duke iu përshtatur një vendi që synon integrimin në Bashkimin Evropian. Reagimi i Bullgarisë erdhi pas kritikave të forta që bëri Rama në Samitin e Brukselit ku e konsideroi një turp faktin që Bullgaria nuk e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe bllokon rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. 

 

 

edi rama ministria e jashtme e bullgarise samiti i brukselit

Sondazh

Poll