Politike

VD-Berisha: Negociatat nuk u hapën për shkak të Bullgarisë por prej Ramës, shkoi si vasal i Vuçiç

Berisha deklaroi ditën e sotme se negociatat me Shqipërinë nuk u hapën për shkak të vetos së Bullgarisë mirëpo për prej sjelljes së kryeministrit Edi Rama

24 Qershor 2022, 11:03 Nga A.B
VD-Berisha: Negociatat nuk u hapën për shkak të Bullgarisë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se negociatat me Shqipërinë nuk u hapën për shkak të vetos së Bullgarisë mirëpo për prej sjelljes së kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se Rama shkoi në samitin e BE në Bruksel si vasal i Vuçiç e jo si përfaqësues i Shqipërisë. 

'Vuçiç nuk ndalon skandalet. Shkaqet themelore nuk është Bullgaria, siç e tha padroni, janë disa vende të BE të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë. Me Ramën nuk hapen negociatat, ai është arsyeja se përse nuk u hapën negociatat se janë evidentuar lidhjet e bandave, të PS filluan nga Edi Rama e poshtë. Një shkak tjetër kaq madhor i refuzuimit nga BE të hapjes së negociatave dhe mos vecimit nga Maqedonia lidhet me faktin e paprecendentë në historinë e Brukselit dhe në historinë e Shqipërisë. Nëse ju lexoni të gjitha deklaratat para dhe pas samitit të Ramës, faktojnë katërciprisht se ai shkoi në Bruksel jo si përfaqëses i Shqipërisë por si vasal i Aleksandër Vuçiç. '- tha Berisha. 

sali berisha berisha konference 23 qershor 2022

Sondazh

Poll