Politike

VD-PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, Bushka: S'kemi pasur kohë të lexojmë shkresat, s'ishim në Tiranë

Ndërsa Taulant Balla tha se të gjithë duhet të njihen me dokumentacionin e duhur. 

24 Qershor 2022, 10:50 Nga F.M
VD-PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, Bushka:
Mbledhja në Komision

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me kërkesën e Partisë Demokratike për të hequr mandatin e deputetes të ministres Olta Xhaçka. Të pranishëm në mbledhje, Klotilda Bushka dhe Taulant Balla thanë se mbledhja duhet shtyrë. Bushka tha se nuk kanë qenë në Tiranë dhe nuk janë njohur me shkresat. 

"Duam më shumë kohë që deputetët të njihemi me kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Nuk kemi pasur kohë të njihemi me shkresat. Ishim jashtë Shqipërisë. Do të ishte në seriozitet të punës së këtij këshilli që të gjithë kolegët të lexojnë materialet para fillimit të prezantimit të kërkesës. Kërkesa ka ardhur në datën 20 kohë kur ne nuk kemi qenë në Tiranë, ndaj do kërkoja që ta shtyjmë në mbledhjen tjetër prezantimin dhe diskutim për këtë çështje, që edhe kolegët ta lexojnë siç duhet,"- tha Bushka.

Ndërsa Taulant Balla tha se të gjithë duhet të njihen me dokumentacionin e duhur. 

"Ky institucion nuk merr vendim, vetëm seanca plenare. Të gjithë këtë dokumentacion ne e verifikojmë, a i plotëson kriteret kushtetuese dhe këtë gjë duhet ta bëjmë seriozitet. Do ulem bashkë me kolegët  e mi gjatë gjithë ditës së sotme, ti shohim, ti lexojmë që kur të vijmë këtu të jemi seriozë. Alibeaj kursejani kolegëve këtë që bëni shpesh herë. Kemi detyrë që këtë dokumentacion ta shohim. Lexojeni rregulloren. Kërkesë në parim, kryetarja  e kuvendit është e detyruar që mbledhja të ndërpritet që anëtarët të njihen me dokumentacionin,"- tha Balla.

taulant balla klotilda bushka olta xhacka

Sondazh

Poll