Politike

VD-Nis me debate komisioni për mandatin e Xhaçkës, Alibeaj: Të vinte këtu të jepte shpjegime

Alibeaj tha se socialistët duhet të ishin njohur me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre pasi është depozituar prej kohësh. 

24 Qershor 2022, 10:47 Nga F.M
VD-Nis me debate komisioni për mandatin e Xhaçkës, Alibeaj:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që e pranishme në Komision të jetë edhe vetë ministrja Olta Xhaçka për të shprehur arsyet e argumentet e saj. I pranishëm në Komision, Alibeaj tha se socialistët duhet të ishin njohur me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre pasi është depozituar prej kohësh. 

"Ne nuk kërkojmë që një çështje kaq serioze të mund të bëhet pa seriozitet. Kërkesa i ka të gjitha elementët dhe provat. Këtu duhet të ishte zonja Xhaçka. Zoti Balla ju lutem se po kërkoj diçka që s’e kuptuat. Edhe zonjës Xhaçka duhet t’i jepet koha për të dhënë shpjegimet e saj. Në momentin që thoni se nuk jemi njohur me dokumentacionin, do të thotë se s’na keni marrë parasysh. Është një gjë e depozituar prej kohësh. Dje, i madh dhe i vogël që kanë ndjekur Kuvendin e kanë kuptuar. Sot të ecim me prezantimin e kërkesës dhe më pas nëse ju i qëndroni kërkesës që doni të njiheni me dokumentacionin e plotë, e diskutojmë. Të ecim, bëhet prezantimi dhe më pas flasim,"- tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj olta xhacka

Sondazh

Poll