Politike

"Turp, turp", Bullgaria i përgjigjet Ramës: Nuk është hera e parë që na fyen, flit me gjuhë të përshtatshme

Sipas tyre, Rama duhet të flasë me një gjuhë që i përshtatet kreut të qeverisë së një vendi që kërkon të anëtarësohet në BE. 

24 Qershor 2022, 10:34 Nga F.M
"Turp, turp", Bullgaria i përgjigjet Ramës: Nuk
Edi Rama

BULLGARI- Ministrja e Jashtme e Bullgarisë i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndryshojë mënyrën e të shprehurit referuar kritikave e akuzave që bëri një ditë më parë në Samitin e Brukselit. Në një reagim në faqen zyrtare, Ministria e Jashtme Bullgare shkruan se nuk është ehra e parë që dëgjon fyerje të tilla, por që Rama duhet të flasë me një gjuhë që i përshtatet kreut të qeverisë së një vendi që kërkon të anëtarësohet në BE. 

Reagimi zyrtar:

Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar. Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot. Ndër vite nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne e mbrojmë atë sot, pavarësisht gjithçkaje, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë komunikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kryetar qeverie. Presim që kryeministri shqiptar t’i përshtatë mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë nivel, më shumë se çdo tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi. Në këtë nivel ne kemi treguar gjithmonë gjithë respektin që kërkon një pozicion të përgjegjshëm dhe nivel të marrëdhënieve ndërshtetërore. Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët po largohen. Kombet mbeten. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanit. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes shteteve të bëhen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar.

Reagimi i Bullgarisë erdhi pas kritikave të forta që bëri Rama në Samitin e Brukselit ku e konsideroi një turp faktin që Bullgaria nuk e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe bllokon rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. 

edi ra ministria e jashtme e bullgarise samiti i brukselit

Sondazh

Poll