Politike

I ngarkuar me punë në ambasadën e SHBA: Shqiptarët kanë filluar të shikojnë rezultate nga arrestimi i zyrtarëve

Smith u shpreh se epoka e re e sistemit të drejtësisë duhet t’i shpërbejë qytetarëve dhe personave të lidhur me krim apo pelikanëve të pasur.

24 Qershor 2022, 10:19 Nga A.B
I ngarkuar me punë në ambasadën e SHBA: Shqiptarët kanë
Demian Smith

TIRANË- I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Demian Smith deklaroi ditën e sotme se shqiptarët kanë filluar të shikojnë rezultate konkrete sa i takon arrestimit të politikanëve dhe kriminelëve të krimit të organizuar. Në fjalën e tij gjatë aktivitetit të Inspektoriatit të Lartë Shtetëor, Smith u shpreh se epoka e re e sistemit të drejtësisë duhet t’i shpërbejë qytetarëve dhe personave të lidhur me krim apo pelikanëve të pasur.

“Shqiptarët kanë filluar të shikojnë rezultate nga arrestimi i politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe kriminelëve të krimit të organizuar. Ne po fillojmë të shohim një epokë të re ku sistemi mund ti shërbejë shqiptarëve dhe jo vetëm politikanëve dhe personave që janë të pasur apo të lidhur në krim. Ky është një fillim dhe më shumë duhet bërë, është po kaq e rëndësishme që ta përdorni për llogari të qytetareve tuaj. SHBA ju inkurajojnë që të vazhdoni me punën pavarësisht pengesave që hasni. Po shohim efektin e një sistemi më të pasur drejtësie”, tha Smith.

demian smith konferenca e ild 24 qershor 2022

Sondazh

Poll