Sport

Neymar, askush nuk e do më te PSG! Në Spanjë zbulojnë prapaskenën: Agjenti ia ka ofruar Barcelonës për 50 milionë euro

E ardhmja e Neymar është ende e pasigurt. Paris Saint-Germain nuk është i kënaqur me paraqitjen e O'Ney dhe presidenti Al-Khelaifi do të ishte i gatshëm të bënte pa brazilianin

23 Qershor 2022, 17:51 Nga DOSJA

Neymar, askush nuk e do më te PSG! Në Spanjë zbulojnë

ITALI- E ardhmja e Neymar është ende e pasigurt. Paris Saint-Germain nuk është i kënaqur me paraqitjen e O'Ney dhe presidenti Al-Khelaifi do të ishte i gatshëm të bënte pa brazilianin. Siç raporton José Alvarez Haya, gazetar i njohur spanjoll i El Chiringuito, Barcelona do të kishte marrë disa telefonata nga ndërmjetësit e klubit francez, mbi të gjitha Pini Zahavi, agjenti i Neymar. Megjithatë, Alvarez Haya theksoi se braziliani nuk është pjesë e planeve të klubit katalanas.

"Për momentin Barcelona nuk po mendon për opsionin e Neymar, sepse ata janë të fokusuar në negociatat me Leëandoëskin”, tha gazetari. Pa harruar situatën e vështirë ekonomike që po përjeton klubi katalanas, për të cilin një tjetër operacion me shifra kaq të larta për momentin është thuajse i pamundur.

Një sugjerim për të mos u përjashtuar gjithsesi totalisht, duke patur parasysh dashurinë e Neymar-it, asnjëherë të fshehur, për Barcelonën dhe marrëdhëniet e mira mes tij dhe Laportës, si dhe atë mes presidentit të klubit katalanas dhe Zahavit. Nga ana tjetër, edhe PSG po përjeton një krizë të thellë.

E.Ç (Dosja.al)

neymar

Sondazh

Poll