Sport

"Nuk po më lejojnë të futem se jam milanist", Galliani në zyrën e Interit, tenton të bindë zikaltrit për dy lojtarë

"Si tifoz i Milanit nuk më lejojnë të hyj, çfarë duhet të bëj?". Kjo ka qenë shakaja e bërë për gazetarët nga Adriano Galliani, drejtor sportiv i Monzas

23 Qershor 2022, 17:40 Nga DOSJA

"Nuk po më lejojnë të futem se jam milanist", Galliani

ITALI- "Si tifoz i Milanit nuk më lejojnë të hyj, çfarë duhet të bëj?". Kjo ka qenë shakaja e bërë për gazetarët nga Adriano Galliani, drejtor sportiv i Monzas, sapo hyri në selinë e Interit në Viale della Liberazione, ku ka shkuar për të folur me drejtuesit e Interit për Lorenzo Pirolën dhe Andrea Pinamontin. “Shkojmë të bëjmë një shëtitje, pimë një kafe”, shtoi me shaka Galliani.

Drejtori sportiv i Monza-s dëshiron të gjejë një marrëveshje përfundimtare për Andrea Pinamontin. Deri më tani klubi nga Brianza jep 15 milionë euro, ndërsa duhet pritur dhe përgjigja e sulmuesit.
Pirola është gjithashtu në lojë mes Interit dhe Monzas, klubi ofron rreth 7 milionë.

E.Ç (Dosja.al)

galliani

Sondazh

Poll