Sport

Largimi i Mane drejt Bayern Munich, Klopp ka diçka për t'i thënë senegalezit

Sadio Mané është zyrtarisht një lojtar i ri i Bayern Munich. Sulmuesi senegalez u transferua nga Liverpool në Gjermani për 40 milionë euro

23 Qershor 2022, 17:24 Nga DOSJA

Largimi i Mane drejt Bayern Munich, Klopp ka diçka për t'i

ANGLI-Sadio Mané është zyrtarisht një lojtar i ri i Bayern Munich. Sulmuesi senegalez u transferua nga Liverpool në Gjermani për 40 milionë euro.Të mërkurën lojtari iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore me klubin bavarez dhe firmosi një kontratë deri në vitin 2025. Pas 6 vitesh në Anfield, 269 paraqitje dhe 120 gola, senegalezi u largua nga Anfield dhe tashmë Jurgen Klopp ka disa fjalë për të .

"Një nga lojtarët më të mëdhenj të Liverpool po largohet. Ai po largohet me statusin e tij mes të mëdhenjve. Golat që shënoi, trofetë që fitoi: një legjendë, sigurisht, por edhe një ikonë e Liverpool-it të ditëve të sotme. Por fjalët që më duken më të përshtatshme sot janë edhe më të vështirat për t'u thënë, 'më mungon' (do të më mungosh)”,

Përtej fjalëve të para, duket se mes Klopp dhe Mané-s ishte shumë më tepër se një marrëdhënie e thjeshtë trajner-lojtar.

E.Ç (Dosja.al)

mane klopp

Sondazh

Poll