Sport

Shpirti i Maradonës nuk gjen qetësi, tetë persona përfundojnë në gjyq!

Kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga ai 25 nëntor 2020, ku në moshën 60-vjeçare u nda nga jeta Diego Armando Maradona

23 Qershor 2022, 17:19 Nga DOSJA

Shpirti i Maradonës nuk gjen qetësi, tetë persona

ARGJENTINË-Kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga ai 25 nëntor 2020, ku në moshën 60-vjeçare u nda nga jeta Diego Armando Maradona. Një vdekje që do të kishte ardhur si pasojë e “mosveprimeve” të atyre që po e mjekonin, të cilët do ta kishin braktisur gjatë qëndrimit në shtëpi. Kjo është teza e prokurorëve të ngarkuar me hetimin e vdekjes së ish-sulmuesit argjentinas, tezë e pranuar të mërkurën nga gjyqtari Orlando Diaz, i cili ka vendosur të padisë tetë persona.

Tetë punonjës shëndetësorë do të gjykohen për vrasje me rrethana rënduese. Siç raporton Ansa, prokuroria kishte kërkuar aktakuzë prillin e kaluar, duke vënë në dukje mangësitë dhe neglizhencën në kujdesin e Maradonës.

Të tetë ata do të gjykohen për “vrasje me dashje dhe rrezikojnë dënime nga 8 deri në 25 vjet burgim, por për momentin prokurori i San Isidros nuk ka kërkuar masën e paraburgimit. Një ekspertizë në kuadër të hetimeve arriti në përfundimin se ish-lojtari ishte braktisur nga ekipi i tij mjekësor.

E.Ç (Dosja.al)

maradona

Sondazh

Poll