Sport

RENDITJA E FIFA-s/ Zbulohet klasifikimi i Shqipërisë, Kosova njeh progres! Vendin e parë në botë e mban…

Si çdo muaj FIFA përditëson renditjen e përgjithshme.

23 Qershor 2022, 12:50 Nga DOSJA

RENDITJA E FIFA-s/ Zbulohet klasifikimi i Shqipërisë, Kosova njeh

EUROPË- Si çdo muaj FIFA përditëson renditjen e përgjithshme. Në muajin qershor, Shqipëria zhvilloi tri ndeshje me Islandën,Izraelin dhe Estoninë, ku nga të trija përballët kuqezinjtë morën dy barazime dhe një humbje. FIFA e ka parë të arsyeshme të mos lëvizë asnjë pozicion Shqipërisë, duke u renditur në vendin e 66-të.

RENDITJA E FIFA-s/ Zbulohet klasifikimi i Shqipërisë, Kosova njeh

Kosova ka fituar 1 pozicion në renditjen e përgjithshme ku nga vendi i 107 tani renditet në vendin e 106-të. Me dy fitore edhe dy humbje “Dardanët” marrin pikë për sa i përket klasifikimit në FIFA.

RENDITJA E FIFA-s/ Zbulohet klasifikimi i Shqipërisë, Kosova njeh

Vendin e parë në botë e mban Brazili, e cila ndiqet nga Belgjika dhe podiumin e mbyll Argjentina. Franca renditet në vendin e katërt, në pozicionin e pestë është Anglia. Në të gjashtin është Spanja. Në vendin e shtatë janë Kampionët e Europës, Italia.

E.Ç (Dosja.al)

renditja e fifa-s shqiperia

Sondazh

Poll