Aktualitet

Zjarri shkrumbon anijen turistike në Karaburun, reagon policia: Shpëtuam 5 persona

29 Korrik 2019, 08:13 Nga DOSJA
Zjarri shkrumbon anijen turistike në Karaburun, reagon policia:

VLORË-  Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me djegien e anijes turistike në Karaburun, duke thënë se u ka ardhur në ndihmë 5 personave, të cilët ndodheshin në bordin e anijes  në momentin kur anija u përfshi nga flakët, duke rrezikuar kështu jetën e 5 personave në bord.

Në njoftimin e policisë thuhet se mjeti lundrues i “Aqua Marine” duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës u vjen në ndihmë 5 shtetasve të cilëve iu rrezikua jeta si pasojë e zjarrit të rënë në mjetin lundrues në të cilin ndodheshin.

Mjeti lundrues i “Aqua Marine” duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje. Në orët e para të mëngjesit në  Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve.

Pas njoftimit të marrë, Policia Kufitare me mjetet e saj lundruese, nën drejtimin orientues të QNOD Durrës, shkoi në ndihmë të  personave që kërkuan ndihmë, duke bërë të mundur konstatimin e mjetit lundrues pranë gjirit të Dhimokushtës dhe shpëtimin e sigurt të personave në bordin e saj.

Në këtë mjet lundrues ndodheshin 5 persona, të cilët nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues është djegur pothuajse plotësisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Merr flakë anija turistike e linjës Vlorë-Karaburun.  Shkak është bërë një shkëndijë elektrike në bord. Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues “Aqua Marine” është djegur pothuajse plotësisht. Pronari I mjetit lundrues thotë se anija nuk kishte probleme teknkke, pasi ishte e certifikuar. Policia: Shpëtuam 5 persona

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet karaburun policia kufitare shkrumbohet anija turistike vlore karaburun policia kufitare shkrumbohet anija turistike vlore

Sondazh

Poll