Bota

Kokë gruaje e qepur në trup burri, frigorifer plot me organe/ FBI zbulon klinikën e tmerrit

28 Korrik 2019, 15:20 Nga DOSJA
Kokë gruaje e qepur në trup burri, frigorifer plot me organe/ FBI

SHBA- Kova të mbushura me gjymtyrë njerëzore, një frigorifer plot me gjenitale mashkullore, dhe koka e një gruaje e qepur në trupin e një mashkulli.

Këto ishin disa nga pamjet e tmerrshme, si të shkëputura nga filmi “Frankeshtajn”, që panë agjentët e FBI-së teksa kontrollonin një qendër për dhurim organesh në Arizona, SHBA.

Bastisja e klinikës “Biological Resource Center” u bë në vitin 2014, pas një hetimi kombëtar në lidhje me trafikun e paligjshëm të organeve, por këto detaje u nxorën gjatë hetimit që po bëhet së fundmi.

Kufomat e përdorura ishin marrë nga njerëz që kishin pranuar ta dhuronin trupin për qëllime shkencore. Dhjetëra familjarë janë mbledhur në padi kundër klinikës, për të kërkuar drejtësi për të afërmit e tyre.

Qendra e Burimeve Biologjike e specializuar shiste pjesë të ndryshme të trupit për përfitimet e veta.

Në listën e çmimeve  një djalë i tërë pa supe ose kokë mund të blihej për $ 2,900 ndërsa një shpinë e tërë për $ 950.

Marrë nga NY Post

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arizona biological resource center arizona biological resource center

Sondazh

Poll