Bota

Vazhdojnë protestat në Hong Kong, Policia largon turmat me gaz lotsjellës

28 Korrik 2019, 13:56 Nga DOSJA
Vazhdojnë protestat në Hong Kong, Policia largon turmat me gaz

HONG KONG- Prej më shumë se tetë javësh vazhdojnë protestat në Hong Kong, ku qindra mijëra njerëz po protestojnë kundër ligjit për ekstradim .

Ndërkohë situata ka degraduar shumë, deri sa demonstruesit janë përleshur me policinë.

Policia ka përorur gaz lotsjellës kundër protestuesve pranë zyrës së qeverisë kineze dhe në një lagje të tjera përreth, në mënyrë që të largonin turmat e të qetësonin situatën.

Por protesta e kësaj të diele ka qenë tepër e tensionuar ku aktivistët janë veshur me helmeta dhe syze mbrojtëse për t’u mbrojtur nga Policia.

Policia kishte paralajmëruar më parë se protesta të tilla do të ishin të paligjshme.

Hong Kongu është renditur si një nga qytetet më të sigurta në botë , por protestat e kohëve të fundit e kanë prishur rendin pasi ka pasur shumë përleshje të dhunshme midis demonstruesve, policisë dhe njerëzve të maskuar e që mbajnë  shkopinj të dyshuar si anëtarë të bandës kriminale.

Marrë dhe përshtaturnga BBC

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota polici alargon protestuesit me gaz lotsjelles protestat ne hong kong polici alargon protestuesit me gaz lotsjelles protestat ne hong kong

Sondazh

Poll