Politike

Pence në Tiranë, ndalesa e parë në Manzë. E presin politikanë nga të gjitha kampet, mungon Berisha

Vizitën e tij të parë ka vendosur që ta bëjë në Manzë, ku po viziton kampin “ASHRAF 3”, ku ndodhen të strehuar shtetasit iranianë.

23 Qershor 2022, 18:14 Nga k.m.
Pence në Tiranë, ndalesa e parë në Manzë. E presin
Mike Pence

TIRANË- Ka mbërritur në Shqipëri ish-zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence. Vizitën e tij të parë ka vendosur që ta bëjë në Manzë, ku po viziton kampin “ASHRAF 3”, ku ndodhen të strehuar shtetasit iranianë.

Mësohet se ish-zv.Presidenti Pence është pritur nga shumë politikanë shqiptarë të të gjitha ‘kampeve’ politike në vend, me përfaqësues si: Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Bujar Leskaj, e shumë deputetë të tjerë të të tre forcave politike. Ndërsa edhe sot, mungon kryedemokrati Sali Berisha. 

Më herët, para tij kampin e Manzës e ka vizituar edhe ish-sekretari i Departamentit Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. 

Kampi “Ashraf-3” u përurua në korrik të vitit 2018, në një ceremoni ku morën pjesë kongresistë amerikanë dhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, njohur si avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani. Statusi i iranianëve në vendin tonë është ai i azilantit politik. Që prej majit të 2013, kur mbërritën përfaqësuesit e parë të tyre në vendin tonë, si pjesë e një marrëveshjeje me SHBA, “sekreti” dhe kujdesi për të mos rënë shumë në sy janë kryefjala e vendimeve dhe veprimeve të tyre.

Deri në fund të 2018 shumë prej tyre strehoheshin në periferi të Tiranës, në apartamente të marra me qira në zonën e Unazës së Re, apo tek ambientet e një ish-universiteti privat të vendosur pranë qendrës tregtare të zonës së Kamzës.

 

 

 

mike pence kampi i manzes

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2022, 17:05 I.A

Mediat e huaja: Rama 'hapi zjarr' në Bruksel

Edi Rama, Charls Michel, Ursula von der Layen, Emannuel Macron, Dimitar Kovaçevski dhe Aleksander Vucic TIRANË- Mediat në Ballkan i kan&e...