Politike

 PD: Keqardhje për JO-në e Brukselit. Zgjidhja për integrimin nuk vjen duke braktisur vendin

Në deklaratën për shtyp nga selia e PD-së, Bumçi thotë se kryeministri Edi Rama po e drejton gishtin dhe fajin nga të tjerët.

23 Qershor 2022, 18:09 Nga k.m.
 PD: Keqardhje për JO-në e Brukselit. Zgjidhja për
Aldo Bumçi

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-ministrit të Jashtëm dhe njëherazi anëtarit të Kryesisë, Aldo Bumçi ka reaguar lidhur me mosçeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në deklaratën për shtyp nga selia e PD-së, Bumçi thotë se kryeministri Edi Rama po e drejton gishtin dhe fajin nga të tjerët. Ndaj dhe i fton shqiptarët që të protestojnë në tubimin e organizuar më 7 korrik nga ana e Partisë Demokratike. 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARI I KRYESISË, ALDO BUMÇI

Partia Demokratike shpreh keqardhjen më të thellë për JO-në e marrë sot në Bruksel. Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat. Shqipëtarët do të vazhdojnë të presin. Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve. Njëherë e ka fajin Europa, pastaj Maqedonia dhe tani Bullgaria.

Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja. Shqiptarët e dinë dhe nuk presin integrimin e qeverisë, por zgjedhin mërgimin.

Kjo nuk është zgjedhje e lirë, është britma e pamundësisë. Por, as zgjidhje nuk mund të jetë. Ka vetëm një zgjidhje: të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit. Bashkojuni Partisë Demokatike dhe Shoqërisë Civile të lirë më 7 korrik.

Sot është mbajtur Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel me pjesmarrjen e 27 vendeve anëtare, 6 liderëve të rajonit si dhe presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Gjatë Samitit është diskutuar vijimi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku procesi nuk vijon për shkak të vetos së Bullgarisë. Ndërkohë që pjesë e diskutimeve ka qenë dhe liberalizimi I vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave me Bosnje Hercegovinën. Për asnjë nga 6 vendet e rajonit nuk pati përparim në rrugën europiane çka ka sjellë dhe zhgënjime te liderët e tyre pjesmarrës në Samit.

aldo bumçi samiti i brukselit

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2022, 17:05 I.A

Mediat e huaja: Rama 'hapi zjarr' në Bruksel

Edi Rama, Charls Michel, Ursula von der Layen, Emannuel Macron, Dimitar Kovaçevski dhe Aleksander Vucic TIRANË- Mediat në Ballkan i kan&e...