Politike

Rama nuk i lë batutat me Vuçiç: Nuk i përgjigjesh asnjëherë një gazetari serb, vetëm një francezi

Në përfundim të konferencës nuk kanë munguar dhe batutat mes kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

23 Qershor 2022, 16:57 Nga d.a.
Rama nuk i lë batutat me Vuçiç: Nuk i përgjigjesh
Konferenca e liderve te Ballkanit

BRUKSEL- Tre liderët e Ballkanit të Hapur mbajtë një konferencë të përbashkët ditën e sotme pas përfundimit të Samitit të Brukselit.

Në përfundim të konferencës nuk kanë munguar dhe batutat mes kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb u përgjigj shkurt pyetjes së fundit duke kërkuar mbylljen e konferencës, ndërkohë Rama tha se është i zhgënjyer nga ai pasi nuk i përgjigjet asnjëherë një gazetari serb, por i përgjigjet një francezi.

Vuçiç: Na duhet që t’i mbijetojmë situatës e pastaj të bëjmë analiza.

Rama: Nuk i përgjigjesh asnjëherë një gazetari serb që largohet nga salla, por i përgjigjesh një francezi.

samiti i brukselit edi rama aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll