Politike

Pse të tre bashkë? Vuçiç: Doja që të dëshmoja angazhimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjes se përse Vuçiç doli në konferencë me ta, por presidenti serb, po.

23 Qershor 2022, 15:59 Nga k.m.
Pse të tre bashkë? Vuçiç: Doja që të
Pamje nga Samiti i Brukselit

TIRANË- Pas përfundimeve të punimeve të samiti BE-Ballkani Perëndimor, Kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski kanë dalë në një konferencë për shtyp. Rama nuk iu përgjigj pyetjes se përse Vuçiç doli në konferencë me ta, por presidenti serb, po. Në fjalën e tij, presidenti tha se prania e tij në takim ishte si një akt mbështetës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e tyre në Bashkimin Europian. Ndërsa Rama, shtoi se ndjehen mirë kur janë bashkë. 

PJESË NGA BISEDA: 

Pyetje: Do e lëmë Maqedoninë e Veriut vetëm, do ndahemi nga ta në procesin e integrimit? Pse është edhe Vuçiç këtu me ne? Edhe vendimin për të ardhur e morët bashkë?

Rama: Për pyetjen e parë, mund të them që jo, nuk mendoj dhe nuk kam nënkuptuar që është dikush që ka të tjerë pas çmendurisë bullgare. është vendim i Bullgarisë. Unë nuk është se nuk e respektoj. I respektoj shqetësimet e tyre. Por jam jo dakord me mënyrën sesi e bëjnë këtë gjë. Ky është argumenti im, po marrin peng vende të NATO-s. Ne nuk po hyjmë tani për të zgjidhur këtë çështje. Më duhet të them se të gjithë ata që përmendi Aleksandri, Macron, Borrell, Scholtz, Draghi, nuk gjej dot një që nuk u ndje shumë keq. Që nuk mund të gjejë asgjë. Edhe Mark Rhute, shkoi në Sfoje dhe mbajti një nga fjalët më brilante. Ndoshta është Bullgaria nga pas dhe nuk thotë asgjë. Nga na doli kjo çështje e madhe? Pati një kohë kur problem ishte Shqipëria. Jam i trishtë dhe më vjen keq për ta, por nuk them që po veprojnë me hile. Kjo është arsyeja pse nuk ka pasur konferencë për shtyp. Por do kenë për Ukrainën dhe Moldavinë. Shkuam bashkë në Ukrainë atje, sepse ne e mbështetëm.

Vuçiç: S'e kuptova pyetjen

Rama: Pse je këtu? Ti je në rregull

Vuçiç: Jo, ne jemi së bashku. Doja që të dëshmoja angazhimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donin të ndanin të njëjtën qëndrim me mua. Nuk është detyrim formal për të qenë mbështetës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. është bërë natyrale, ndodh rregullisht dhe jemi krenarë. Gjatë dimrit, do shohim se kush do mbështet vendet tuaja. Presim ndihmë nga fqinjët. Kjo është normale, e dinjitoze.

Rama: Jemi të tre sepse kështu do të jetë mënyra e natyrshme. Ata flasin për Ballkanin Perëdimor gjithë kohën. Ndonjëherë nuk e kuptojmë se çfarë është? Shpresojmë fort që të jemi të gjithë ne...

Vuçiç: Kur kemi bërë konferenca për shtyp këtu, kishin 2-3 gazetarë. Shumë donit të na dëgjonit. Kjo është nga pikëpamja praktike që të shihemi të bashkuar.

Rama: Prandaj ndjehemi mirë kur jemi së bashku. Peshuam edhe mendimin që mos të vinim. Erdhëm për të respekt dhe për të mbështetur vendet që janë në situatë të vështirë. Si BE janë lëmsh.

samiti i brukselit edi rama

Sondazh

Poll