Politike

VD-Rama flet për Kosovën në Bruksel: Është marrë peng, çmenduri, njerëzit nuk lëvizin dot lirshëm

Ai e krahasoi edhe me kohën e duktaturës në Jugosllavi, kur tha se Kosova lëvizte e punonte kudo, ndërsa pas çlirimit, u izoluan.

23 Qershor 2022, 15:06 Nga F.M
VD-Rama flet për Kosovën në Bruksel: Është marrë
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka folur për Kosovën në Bruksel, ku e ka quajtur një çmenduri mosliberalizimin e vizave. Nga konferenca e përbashkët me liderët e ballkanit, Rama tha se Kosova është i vetmi vend në tokën e Evropës që nuk lëviz lirshëm. Ai e krahasoi edhe me kohën e duktaturës në Jugosllavi, kur tha se Kosova lëvizte e punonte kudo, ndërsa pas çlirimit, u izoluan.

"Përtej kësaj, nuk dua të marr më shumë kohë, por thjesht u shpreha dhe thashë edhe dy gjëra të tjera shumë të rëndësishme. Ka një tjetër pengmarrje në proces, që është pengmarrja e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk lejohen të lëvizin lirisht në Europë. Është popullata e vetme në tokën e Europës që nuk mund të lëvizë lirisht. Ua thashë atyre “a mund ta përfytyroni që nën diktaturën jugosllave, në thelb dy, dhe mund të udhëtonin, mund të shkonin në Gjermani, në Zvicër e mund të shkonin kudo dhe punonin me radhë, por qysh kur u liruan, çliruesit, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng, ata nuk mund të lëvizin”. Kjo është çmenduri, kjo është e turpshme, kjo duhet të marrë fund dhe njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht,"- tha Rama ndër të tjera. 

 

edi rama samiti i brukselit

Sondazh

Poll