Politike

VD-Rama nga Brukseli: Urojmë që shekulli tjetër të na gjejë në BE

Rama shtoi më tej se priste që lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë të bashkonte unionin, por kuptoi që as agresioni e konflikti nuk ia doli që ta bënte një gjë të tillë.

23 Qershor 2022, 14:54 Nga F.M

VD-Rama nga Brukseli: Urojmë që shekulli tjetër të na

Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka folur me ironi në koferencën e përbashkët me liderët e Ballkanit pas përfundimit të Samitit në Bruksel. Rama tha se uron që shekulli tjetër ta gjejë Shqipërinë në BE. Rama shtoi më tej se priste që lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë të bashkonte unionin, por kuptoi që as agresioni e konflikti nuk ia doli që ta bënte një gjë të tillë. 

"Më lejoni të shpreh keqardhjen e thellë për Bashkimin Europian. Më vjen keq për ta dhe shpresoj që të mund t’i ndihmojmë. U përpoqa që të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim. Charles Michel na tha se kishim 3 minuta dhe i thashë “Mund të kishte qenë dhe 30 sekonda nëse do të mbanin fjalën”, por ata nuk mbajtën fjalën, kështu që 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm.U thashë që ndjehesha mirë dhe keq që isha me ta. Ndjehesha mirë sepse jemi europianë dhe duam të gjendemi mes europianëve, kjo është diçka mjaft e mirë, por ndjehesh keq sepse ende ne nuk mund të jemi këtu si europianë, por si miq në një shtëpi të ndarë. Është vërtetë diçka shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale, një sulm tragjik dhe as një luftë kaq kërcënuese që mund të shndërrohet në një luftë tragjiko-globale nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë. Ç’të bëjmë? Sigurisht, ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë, unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë tashmë, për të mbështetur idenë e presidentit francez Emanuel Macron, për objektiv, që është politik dhe strategjik i dëshiruar moralisht, që është komuniteti i ri politik europian dhe në ndërkohë që ne do vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit, me shpresën që shekullin tjetër do jemi anëtarë dhe sigurisht, duke u përballur me një “Bullgari” këtu, një “Bullgari” atje e një “Bullgari” të tretë gjatë rrugës. Ne do ta vlerësonim shumë nëse ky komunitet i ri politik i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, si një familje e vetme, pavarësisht se jemi në kate të ndryshme, por së paku në dhomën e ndenjes qëndrojmë së bashku, jo kështu,"- tha Rama.

seance plenare 23 qershor 2022 edi rama

Sondazh

Poll