Politike

VD-Korreshi ngre zërin: Në Lushnje vihet vetëm për të bërë foto me shalqi, mos u tallni

Korreshi tha se njerëzit vijnë në Lushnje vetëm që të bëjnë foto me shalqi e se asnjë nuk vjen për t'i blerë.

23 Qershor 2022, 14:59 Nga A.B
VD-Korreshi ngre zërin: Në Lushnje vihet vetëm për të
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi deklaroi ditën e sotme se qyteti i Lushnjes i ka të gjitha kapacitetet që të mos kthehet në fshat. Gjatë seancës së sotme plenare, Korreshi tha se njerëzit vijnë në Lushnje vetëm që të bëjnë foto me shalqi e se asnjë nuk vjen për t'i blerë. Ai kërkoi që asnjë të mos tallet me qytetin e Lushnjes. 

'Shikojmë efektivitetin që ka kjo Gjykatë ose numrin e çështjeve. Është një nga Gjykatat që ka numrin më të madh të çështjeve në shkallë vendi. Edhe ky kriter është gjuajtur me shkelmë nga ana juaj. A e kanë menduar ndonjëherë këta zotërinj se çfarë do ndodhë me banorët e qytetit të Lushnjes që do detyrohet të bëjnë 40 km për të shkuar në Fier? Dhe këtu parti është mbi të gjitha. Partia e shëndoshë, por njerëzit le të sorollaten. Ky është skandal. Ne i kemi kapacitet që mos e kthejmë këtë qytet në fshat.Vihet në Lushnje vetëm për të bërë foto me shalqi.  Ama për të shitur as që bëhet fjalë. Ama fotot kanë dalë shumë bukur dhe me efekt dielli.  Ju nuk mund të talleni me Lushnjen. Nuk mund t’i hiqni Gjykatën, Prokurorinë, shërbimin e provës. I keni hequr çdo gjë, të paktën lërini dinjitetin'- tha Korreshi. 

saimir korreshi seance plenare 23 qershor 2022

Sondazh

Poll