Politike

Kryeministri maqedonas: Asnjë nismë nuk e zëvendëson integrimin në BE

Në fjalën e tij Kovaçevski tha se mbështet çdo nismë dhe iniciativë që ndihmon vendin në rrugën e integrimit por se nuk i sheh ato si zëvendësuese të integrimit të plotë në BE.

23 Qershor 2022, 14:53 Nga F.M
Kryeministri maqedonas: Asnjë nismë nuk e zëvendëson
Dimitar Kovaçevski

BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se asnjë nismë nuk zëvendëson BE-në.

Në fjalën e tij Kovaçevski tha se mbështet çdo nismë dhe iniciativë që ndihmon vendin në rrugën e integrimit por se nuk i sheh ato si zëvendësuese të integrimit të plotë në BE.

"E mirëpresim këtë nismë, e mirëpresim por duhet të shohim se si funksionon. Por më lejoni të them se asnjë nismë nuk e zëvendëson integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Të 27 vendet e integruara në BE e kanë bërë rrugën e tyre me mjaft integritet duke mos diskutuar identitetin e tyre, prejardhjen e gjuhën, asnjë prej këtyre çështjeve nuk është bërë temë diskutimi."-tha Kovaçevski.

 

samiti i brukselit dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll