Bota

Vjosa Osmani fton von der Leyen, Michel dhe Macron në festivalin “Sunny Hill”

Osmani diskutoi për Dua Lipën me presidenten e Komisionit Europian duke i thënë se këngëtarja do të mbajë koncert në Kosovë.

23 Qershor 2022, 12:43 Nga j.c
Vjosa Osmani fton von der Leyen, Michel dhe Macron në festivalin
Vjosa Osmani, Ursula von der Leyen, Emmanuel Macron

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndërkohë që po bënte një foto të përbashket me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Europian, Charles Michell dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, foli për këngëtaren nga Kosova, Dua Lipa, duke i ftuar ata në festivalin ’Sunny Hill’.

Osmani diskutoi për Dua Lipën me presidenten e Komisionit Europian duke i thënë se ajo do të mbajë koncert në Kosovë dhe do të sjellë këngëtarë të mrekullueshëm në festval.

"Shpresoj se do t’ju kemi në kohën kur në Kosovë do të zhvillohet festivali Sunny Hill, i cili po sjell një formacion të mrekullueshëm dhe gjithashtu ju z.President, jeni të ftuar të gjithë”- tha presidentja e Kosovës.

Ursula von der Leyen bëri me dije se ajo edhe Osmani janë fanse të klëngëtares së njejtë. Osmani pastaj u sqaroi presidentit të Këshillit Europian dhe presidentit të Francës se bëhet fjalë për Dua Lipën.

“Dua Lipa, nga Kosova”-tha Osmani.

emmanuel macron ursula von der leyen vjosa osmani dua lipa

Sondazh

Poll