Bota

Kapen duke vjedhur limona, ekzekutohen dy kushërinjtë në Itali, pronari pranon krimin

Sipas një hipoteze të parë hetimore, viktimat Vito dhe Virgilio Cristian Cunsolo janë kapur duke vjedhur agrume.

23 Qershor 2022, 12:27 Nga j.c

Kapen duke vjedhur limona, ekzekutohen dy kushërinjtë në Itali,

ITALI- Dy të rinj të moshës 29 dhe 30-vjeç u vranë në një zonë bujqësore në Acireale, në zonën e Catanias. Sipas një hipoteze të parë hetimore, viktimat Vito dhe Virgilio Cristian Cunsolo janë kapur duke vjedhur agrume. 

Një fermer është futur në paraburgim për vrasjen e dyfishtë në Acireale. Giuseppe Battiato një pensionist dhe pronari i tokës në të cilën u gjetën të vdekur dy të rinjtë thuhet se i ka vrarë me një armë të cilët e mbante për vetë mbrojtje.

Sipas mediave italiane, i moshuari e pranoi se ishte autori i vrasjes gjatë natës që po merrej në pyetje nga policia. Policia i gjeti dy trupat e pajetë pasi disa të afërm të dy burrave kishin bërë kallim nisur që pasi prej dy ditësh asnjëri nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk i përgjigjeshin telefonatave të tyre.  Dy trupat u gjetën jashtë në zonë, të mbuluar nga disa degë.

virgilio cristian cunsolo vito

Sondazh

Poll