Bota

Parlamenti Holandez votoi 'Pro' mocionit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në letrën e saj Piri ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

23 Qershor 2022, 12:40 Nga d.a.
Parlamenti Holandez votoi 'Pro' mocionit për liberalizimin e
Parlamenti holandez

HOLANDË- Dje në parlamentin holandez deputetja Kati Piri, prezantoi një mocion ku ka kërkuar që qeveria holandeze të rikonsiderojë qëndrimin e saj në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në letrën e saj Piri ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

 “Mocioni për liberalizimin e vizave në Kosovë Dhoma, pasi dëgjoi diskutimin, duke vënë në dukje se banorët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që ende nuk janë në gjendje të udhëtojnë pa viza në BE; Duke vënë në dukje se Komisioni Evropian tashmë në vitin 2018 ka konstatuar se Kosova i plotëson të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave, por Këshilli e ka shtyrë disa herë këtë vendim; a Kërkon nga qeveria, në bazë të këshillës së Komisionit, të shqyrtojë liberalizimin e vizave për Kosovën në një afat të shkurtër; Dhe vazhdon sipas rendit të ditës”, thuhet në letrën e Mocionit.

Mocioni është hedhur në votim ditën e djeshme dhe qëndrimi i deputetëve të Parlamentit të Holandës ka qenë befasues, duke qenë se është një prej vendeve skeptike sa i përket qëndrimit për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Nga 150 deputetë që morën pjesë në votim 100 kanë votuar “pro” mocionit të deputetes Kati Piri derisa 47 kanë qenë kundër dhe 3 abstenime.

Ky vendim i Parlamentit holandez ka nxitur edhe reagimin e deputetes Kati Piri, e cila ka thënë se është lajm i mirë që më në fund një gjë e tillë po ndodh në Holandë, meqë vendi i saj ka mbajtur pozicion bllokues.

liberalizimi i vizave per kosoven parlamenti holandez kati piri

Sondazh

Poll