Bota

Britania e Madhe vendos sanksione tregtare të reja kundër Rusisë

Disa nga ndalimet do të lidhen me Rusinë dhe territoret e Ukrainës

23 Qershor 2022, 11:29 Nga d.d
Britania e Madhe vendos sanksione tregtare të reja kundër Rusisë
Britani e Madhe

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe, ka njoftuar sot se do të vensodos një paketë sanksionesh tregtare të reja ndaj Rusisë.

Sipas Sky News, qeveria ka listuar masa të reja, duke përfshirë ndalimin e eksportit në Rusi të një sërë mallrash dhe teknologjie, eksportin e karburantit të avionëve dhe eksportin e kartëmonedhave sterlina ose në BE.

Gjithashtu do të kenë ndalime të reja për ofrimin e asistencës teknike dhe shërbimeve financiare, fondeve dhe shërbimeve të ndërmjetësimit në lidhje me importet e hekurit dhe çelikut. Disa nga ndalimet do të lidhen me Rusinë dhe territoret e Ukrainës.

Kjo vjen më shumë se një muaj pasi Britania njoftoi sanksione të reja që synojnë tregtinë me Rusinë në vlerë prej 1.7 miliardë paund.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 120. Sulmet ruse me raketa janë shtuar në luftimet e tyre.

lufta ukraine-rusi britani e madhe sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll