Bota

Osmani në Bruksel: Serbia s’mund të shkojë në BE duke ndjekur rrugën e Rusisë

Osmani tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë atje për të shprehur pikëpamjet e tyre. 

23 Qershor 2022, 11:35 Nga F.M
Osmani në Bruksel: Serbia s’mund të shkojë në BE duke
Vjosa Osmani

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Serbia nuk mund të pretendojë që të integrohet në Bashkimin Evropian duke ndjekur rrugën e Rusisë dhe atë evropiane njëkohësisht. Pak para nisjes së Samitit që mbahet në Bruksel, Osmani tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë atje për të shprehur pikëpamjet e tyre. 

“Besoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të jenë këtu sot, për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe zërin e njërezve të tyre. Ato vende të cilat janë të përkushtuara në rrugën europiane, duhet të shkojnë përpara. Ato vende të cilat besojnë se mund të ndjekin rrugën e Rusisë, Putinit dhe atë të BE-së njëkohësisht, nuk meritojnë rrugë europiane. Nuk mund të ndjekësh rrugën e Rusisë dhe BE-së njëkohësisht,"- theksoi Osmani.

vjosa osmani samiti i brukselit

Sondazh

Poll