Bota

Ish-kryeministri bullgar shuan shpresat: S'ka shans të hiqet vetoja gjatë samitit në Bruksel

Ai la të kuptohej se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim.

23 Qershor 2022, 11:52 Nga F.M
Ish-kryeministri bullgar shuan shpresat: S'ka shans të hiqet vetoja
Kiril Petkov

BRUKSEL- Ish-kryeministri bullgar Kiril Petkov ka deklaruar se këtë të enjte nuk ka shanse që të hiqet vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që ka penguar edhe integrimin e Shqiperise në BE. Nga Brukseli ku po zhvillohet Samiti, Petkov është shprehur se atij i pëlqeu propozimi i Francës, por që gjithçka është në dorën e Kuvendit. Por, ai la të kuptohej se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim.

"Mua më pëlqen personalisht propozimi francez, por nuk më takon mua, por parlamentit të merrte një qëndrim. Parlamenti bullgar jep dritën jeshile për heqjen e vetos dhe vetëm atëherë do të bëj lëvizjen që duhet të jetë e qëndrueshme me kalimin e kohës, pavarësisht se kush qeveris. Kjo është ajo që do t’u them liderëve të BE-së,"- tha ai.

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

samiti i brukselit

Sondazh

Poll