Politike

VD-Spiropali përplaset me Bardhin: Shumë gaz ke pasur këtë kohë! Nikolla: Mos flit nga vendi

Ministrja tha se statusi i investitorit strategjik nuk është një dhuratë por është një e drejtë ligjore që u jepet atyre kundrejt një të mire që i sjellin këtij vendi.

23 Qershor 2022, 10:41 Nga F.M
VD-Spiropali përplaset me Bardhin: Shumë gaz ke pasur këtë
Elisa Spiropali dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Ministrja e shtetit, Elisa Spiropali u përplas ditën e sotme në seancën plenare me deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin. Ministrja iu drejtua deputetit duke i thënë se kohët e fundit ka dhënë shumë gaz të papërbajtur, ndërsa kjo deklaratë nuk u la pa kometuar nga Bardhi i cili foli pa mikrofon nga vendi në sallë. Po ashtu, ministrja tha se statusi i investitorit strategjik nuk është një dhuratë por është një e drejtë ligjore që u jepet atyre kundrejt një të mire që i sjellin këtij vendi.

REPLIKAT:

Elisa Spiropali: Do të ishte më mirë që këtë interpelancë ta kishte bërë një tjetër deputet. Ju zoti Shehaj si një njeri që e keni njohur suksesin në biznes, duhet që të ishit treguar më mirëkuptues, absuerde për ngritjen e një gjyqi popullor, po tentoni të cënoni thelbësisht reputacionin e subjekteve investuese

Gazment Bardhi flet nga vendi dhe qesh

Elisa Spiropali: Mos qesh Gaz se shumë gaz të papërmbajtur këtë kohë

(Gazment Bardhi flet nga vendi)

Elisa Spiropali: Më lejoni t’ju them se fortuna që ngrini në gotat tuaja, është zukatje grerëzash

(Gazment Bardhi flet nga vendi)

Elisa Spiropali: Mos fol nga vendi. Ato investime janë një potencial

(Gazment Bardhi flet nga vendi)

Lindita Nikolla: Zoti Bardhi ju është bëtë zakon, mos flisni nga vendi.

Elisa Spiropali: Dua të sqaroj qytetarët se statusi i investitorit strategjik nuk është një dhuratë, është një e drejtë ligjore që u jepet atyre kundrejt një të mire që i sjellin këtij vendi.

elisa spiropali seance plenare 23 qershor 2022

Sondazh

Poll