Politike

VD-Lajme të mira për Shqipërinë? Rama: Preferoj të mos mbetem në pritje

Nuk ka shpresa për lajme të mira.

23 Qershor 2022, 09:17 Nga F.M
VD-Lajme të mira për Shqipërinë? Rama: Preferoj të mos
Edi Rama, Bruksel

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka shpresa për të marrë lajme të mira në Bruksel në lidhje me çështjen e negociatave. Para gazetarëve, pak para nisjes së Samitit, Rama tha se sot është një dotë e re në Evropë, por jo në Bullgari.

"Preferoj të mos mbetem në pritje të lajmeve të mira, siç e thashë dje, është një atmosferë optimiste, por siç e thashë, është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari,"- tha Rama ndër të tjera. 

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

samiti i brukselit edi rama

Sondazh

Poll