Politike

Osmani takon Macronin në Bruksel: Me presidentin para samitit

Fotoja e takimit është publikuar nga vetë Osmani në profilin e saj në Facebook.

23 Qershor 2022, 10:14 Nga F.M
Osmani takon Macronin në Bruksel: Me presidentin para samitit
Emmanuel Macron dhe Vjosa Osmani

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsnai ka zhvilluar një takim me homologun francez, Emmanuel Macron. Ky takim ka ardhur vetëm pak minuta para nisjes së samitit në Bruksel. Fotoja e takimit është publikuar nga vetë Osmani në profilin e saj në Facebook.

“Pak para samitit, me Presidentin Macron,”- shkruan Osmani krah fotos.

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

samiti i brukselit vjosa osmani emmanuel macron

Sondazh

Poll