Politike

Rama nga Brukseli: Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare!

Vendet e BE-së, sipas kryeministrit Rama, vetëm vëzhgojnë e qëndrojnë të qetë në një shfaqje impotence. 

23 Qershor 2022, 09:07 Nga F.M
Rama nga Brukseli: Sa turp për Evropën kjo çështje
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin er parë pas mbërritjes në Bruksel, në Samitin ku do të zhvillojë takime me liderët e Bashkimit Evropian. Në një postim në Tëitter, Rama shkruan se është një tupr që Bullgaria ka marrë peng dy vende të NATO-s, referuar vetos ndaj Maqedonisë së Veriut që bllokon edhe integrimin e Shqipërisë në BE. Vendet e BE-së, sipas kryeministrit Rama, vetëm vëzhgojnë e qëndrojnë të qetë në një shfaqje impotence. 

"Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!"- shkruan Rama ndër të tjera. 

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

edi rama samiti i brukselit

Sondazh

Poll