Politike

Selfie me Kovaçevskin, Rama: Ende po prisni Godot? Jemi mësuar me këtë farsë

Kreu i qeverisë shkruan se janë mësuar me këtë farse e se janë më shumë se kurrë të përkushtuar që të shyjnë përpara modernizimit të vendeve dhe rajonit. 

23 Qershor 2022, 09:24 Nga A.B
Selfie me Kovaçevskin, Rama: Ende po prisni Godot? Jemi mësuar me
Rama dhr Kovaçevski

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një selfie me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin, e shkrepur gjatë samiti të BE-së që po zhvillohet në Bruksel. Në një postim të bërë në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se janë mësuar me këtë farse e se janë më shumë se kurrë të përkushtuar që të shyjnë përpara modernizimit të vendeve dhe rajonit. 

POSTIMI i RAMËS:

Ende po prisni Godot? Jo, ne jemi mësuar me këtë farsë dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë nga çasti në çast së bashku me homologët e Ballkanit Perëndimor. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian

edi rama samiti i brukselit

Sondazh

Poll