Politike

VD-Berisha para futjes në Kuvend: Më 7 korrik derdhet e gjithë Tirana, Rama do largohet

Kryedemokrati shtoi se kjo protestë është nisja e një lëvizjeje që do të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

23 Qershor 2022, 10:27 Nga F.M
VD-Berisha para futjes në Kuvend: Më 7 korrik derdhet e gjithë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që t'i bashkohen në protestën e paralajmëruar që do të mbahet më 7 korrik. Në një prononcim për mediat para Kuvendit, Berisha tha se në orën shtatë të darkët, do të 'derdhet' e gjithë Tirana. Kryedemokrati shtoi se kjo protestë është nisja e një lëvizjeje që do të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

"Sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien nëga të katër anët e vendit. Mbrëmë në një tryezë me drejtues aktivistë të shoqërisë civile e personalitete të mirënjhoru në këtë fushë mendj se kryefjala e asaj tryeze të jashtëzakonshme, mund ta quaj në kuptimin e vërtetë të fjalës të paparë ndonjëherë ishte vetëm një, protestë dhe vetëm protestë. Qytetarët shqiptarë duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, tek shëndeti e vendi i punës. Xhepat e tyre bdjejnë se janë në rrezik të madh, ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet të ngrihen e të marrin në dorë fatin e tyre. Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët, më 7 korrik e në orën 7 të darkës. Në Tiranë, Tirana e tëra do të derdhet, para shqiptarëve në radhë të parë, do të protestohet ndaj qeverisë e parlamentit. Kushtetueshmëria ka rënë totalisht, Një grup ekspertësh po punojnë për stemën, nëse do ketë të tjera do vendoset më tej. Rama nuk është larguar, por Rama do të largohet,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha seance plenare 23 qershor 2022

Sondazh

Poll