Politike

VD-Rama flet para gazetarëve në Bruksel: Pres të zgjidhet asgjë!

Para mediave, Rama tha se duhet një motiv për tu lehtësuar nga kjo pengmarrje.

23 Qershor 2022, 09:13 Nga F.M
VD-Rama flet para gazetarëve në Bruksel: Pres të zgjidhet
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk pret që të zgjidhet asgjë në Bullgari, vendin që me veton e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut po mban peng edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Para mediave, Rama tha se duhet një motiv për tu lehtësuar nga kjo pengmarrje.

"Pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por ndërkohë sigurisht nëse do të zgjidhet, do të jetë një motiv për të marrë frymë e për tu lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s, në kulmin e një lufte të nxehtë. Vendet e tjera vëzhgojnë,"- tha Rama ndër të tjera. 

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

edi rama samiti i brukselit

Sondazh

Poll