Politike

Osmani nga Brukseli: Kemi nevojë për një zë të qartë nga Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës është shprehur se dëshirojnë që sot të dërgojnë një mesazh të qartë nga familja evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij.

23 Qershor 2022, 09:01 Nga A.B
Osmani nga Brukseli: Kemi nevojë për një zë të
Vjosa Osmani

BRUKSEL- Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samirin e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, megjithëse nuk ka pritshmëri për liberalizimin e vizave për Kosovën. Për mediat, presidentja e Kosovës është shprehur se dëshirojnë që sot të dërgojnë një mesazh të qartë se edhe Kosova ka nevojë për një zë të qartë nga Bashkimi Europian. 

Osmani nga Brukseli: Kemi nevojë për një zë të

Ne i përkasim në mes të familjes evropiane dhe shteteve evropiane, familja evropiane ku ne kemi kontribuar me shekuj për vlerat në të cilat sot Bashkimi Evropian qëndron. Jam këtu sot, gjithashtu të dërgoj një mesazh në emër të qytetarëve të Kosovës se ne kemi nevojë për një zë të qartë nga Bashkimi Evropian. Ne kemi nevojë për një mesazh të përbashkët nga Bashkimi Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor sepse sa më shumë hapësirë që lihet për faktorë të tjerë të dëmshëm padyshim që do ta përdorin, kështu që shpresojmë se do të dëgjojmë një perspektivë të qartë sot nga të gjitha vendet anëtare të BE-së”, është shprehur Osmani. 

vjosa osmani edi rama samiti i brukselit

Sondazh

Poll