Politike

Krijohet ‘Rezistenca Qytetare për Shqipërinë’, mblidhen 56 firmat e para

Momentalisht për krijimin e kësaj lëvizje kanë hedhur firmën 56 aktivistë, të cilën do të krijojnë edhe kalendarin e aktiviteteve.

22 Qershor 2022, 20:39 Nga I.A
Krijohet ‘Rezistenca Qytetare për Shqipërinë’,
Sali Berisha

TIRANË- Lëvizja ‘Rezistencë Qytetare për Shqipërinë’ është krijuar mbrëmjen e sotme në Tiranë nga takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me Shoqërinë Civile. Momentalisht për krijimin e kësaj lëvizje kanë hedhur firmën 56 aktivistë, të cilën do të krijojnë edhe kalendarin e aktiviteteve.

Shkresa:

Rezistencë Qytetare për Shqipërinë

Unë angazhohem se do të mbroj dhe do të punoj për vlerat e kombit si shqiptar!

Unë angazhohem se do të mbroj me forcë vlerat e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës!

Unë angazhohem se do të punoj për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe vlerat e Perëndimit!

Unë zotohem se do të përmbush çdo sfidë që vendi im të jetë vend i lirë, në të cilin sundon ligji dhe vlerat më të mira të qytetare!

Zotohem, si intelektual dhe aktivist, se do të krijoj një Rezistencë Qytetare në mbrojtje të vlerave të sipërpërmendura!

rezistencë qytetare për shqipërinë sali berisha me shoqerine civile

Sondazh

Poll