Politike

Sonila Meço: Duhet mobilizim i qytetarëve dhe alternativë nga forcat e tjera

Në takimin e Berishës me Shoqërinë Civile, Meço ka thënë se në vend duhet mobilizim i qytetarëve për protesta masive.

22 Qershor 2022, 19:40 Nga I.A
Sonila Meço: Duhet mobilizim i qytetarëve dhe alternativë nga
Sonila Meço

TIRANË- Gazetarja Sonila Meço ka deklaruar se ka vetëm dy zgjidhje për të larguar qeverinë nga pushteti. Në takimin e Berishës me Shoqërinë Civile, Meço ka thënë se në vend duhet mobilizim i qytetarëve për protesta masive. Ajo gjithashtu ka shtuar se për mobilizimin duhet që të ketë alternativa të tjera qeverisëse.

Momentet që flasim Anglia ka dalë në protestë, e paimagjinueshme, protestohet për mosmenaxhimin e kostove të jetesës nga ana e qeverisë. Në Bullgari po bie një qeveri për shkak të inflacionit. Nuk ka përgjigje tjetër përveç mobilizimit total të të gjithëve, por në këtë mobilizim që është në sipërfaqe doktor, duhet alternativa. Troç, duhet t’i thoni shqiptarëve ku do t’i gjeni paratë që do kompensoni këtë të rritje çmimesh? Ku do t'i gjeni paratë? Do të shkoni te biznesi i madh, do të vendosni taksa ekstra, çfarë do bëni doktor? Troç duhet t’i jepni shqiptarëve alternativën. Mobilizim dhe alternativë dy rrugë ka”, shtoi Meço.

sonila meço sali berisha me shoqerine civile

Sondazh

Poll